Vëllai i binjakëve Veshaj feston ditëlindjen, Mario surprizohet nga të gjithë familjarët! A ishte Heidi?

Vëllai i madh aktorëve binjakë, Romeos dhe Donaldit, Mario Veshaj ka festuar së fundmi ditëlindjen e tij.

Ai është surprizuar nga treshja e cila shpeshherë shihen nën shoqërinë e njëri-tjetrit, Bora, Donald dhe Romeo si dhe nga familjarët. E pranishme ishte edhe partnerja e Marios, gazetarja Kristina Mere.

Më anë të disa fotove që ata kanë publikuar në Instagram, personazhet shfaqen brenda një shtëpie të dekoruar me tullumbace dhe jo vetëm.

Ajo që u vu re ishte se nuk u pa ndonjë gjurmë e Heidi Baçit, e cila prej kohësh po përflitet për një ndarje me Romeon, megjithëse dyshja vetë nuk kanë konfirmuar asgjë publikisht.

Gjatë kësaj kohe Romeo ka qenë në qendër të mediave rozë pasi po përflitet për një ndarje nga Haidi Baçi, një romancë që dyshja e nisën brenda shtëpisë së BBV.

Heidi ka fshirë të gjitha fotot me aktorin nga profili i saj Instagram duke konfirmuar kështu zërat për ndarjen mes çiftit.

Jo vetëm postimet me aktorin por Heidi ka fshirë edhe Story të momenteve të tyre të cilat moderatorja i mbante në profilin e saj.