Vëlla e motër vjedhin parukerinë në Lezhë, arrestohet 26-vjeçari, procedohet 17-vjeçarja

Një vjedhje e ndodhur në një parukeri në lagjen “Besëlidhja” në Lezhë ka çuar në pranga një 26-vjeçar, ndërsa motra e tij 17-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë.

Sipas policisë, dy të rinjtë kanë hyrë me forcë në ambientet e parukerisë gjatë natës dhe kanë marrë artikuj të ndryshëm. Pas kallëzimit të bërë nga pronarja e biznesit, efektivët e Komisariatit të Policisë Lezhë organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Salon”, duke identifikuar dhe ndaluar autorët e dyshuar.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, sendet e vjedhura janë sekuestruar, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme ligjore.