Veliaj takim me nobelistin e Fizikës! Diskutimi për krijimin e bursave dhe doktoraturave për shkencëtarët e rinj
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim fituesin e çmimit Nobel për Fizikë në vitin 2010, Kostya Novoselov, me të cilin diskutoi mundësinë për krjimin e bursave për doktoratura për shkencëtarët e rinj shqiptarë pranë Institutit të Singaporit.
Nobelisti Kostya Novoselov falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen në Tiranë dhe tha se mezi pret që ai dhe të rinjtë shqiptarë të vizitojnë laboratorin e tij në Singapor.
“Kam kënaqësinë t’ju ftoj të shikoni laboratorin tonë në Singapor dhe shpresoj që të vendosim bashkëpunimin tonë me të rinjtë shqiptarë për nanoteknologjinë. Jam shumë i lumtur t’i japim mundësinë studentëve më të talentuar shqiptarë për t’i mirëpritur në laboratorin tim dhe shpresoj që ata do të kthehen sërish këtu dhe t’i sjellin dijet e tyre në Shqipëri”, tha nobelisti.