Veliaj rikthen Ristanin kryetare të Bashkisë! Kryebashkiaku reagon nga qelia: Ridelegimi ishte i gabuar! Kam vetëm mall të takohem me Ramën
- 20 March, 2025
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga burgu në lidhje me debatin për emërimin dhe shkarkimin e kryetares në detyrë të bashkisë së Tiranës.
Pas shkarkimit të Anuela Ristanit, kryebashkiaku ka vendosur ta rikthejë sërish atë në krye të këtij institucioni, pasi siç shprehet, ridelegim i kompetencave te Sara Goxhaj ishte keqkuptim, pasi ky emër nuk ishte dakordësuar me ekipin drejtues.
REAGIMI I VELIAJ:
U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh.
E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ