Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur sot në Apelin e GJKKO, ku do të shqyrtohet ankimimi i tij për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”. Veliaj u arrestua më 10 shkurt dhe ndodhet në paraburgim në Durrës, por sot u transferua në Tiranë për seancën e ankimit.
Ankimimi i tij do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i njohur për vendimin e tij për dënimin me burg të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në të njëjtën seancë, katër biznesmenë të tjerë, të përfshirë në këtë çështje, do të kërkojnë gjithashtu ndryshimin e masave të sigurisë:
• Elman Abule (në arrest me burg)
• Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Meriman Palushi (në detyrim paraqitjeje)
Veliaj akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, e cila po hetohet nën masën “detyrim paraqitjeje” edhe për mosdeklarim pasurie.
View this post on Instagram