Veliaj kundërshton provat e SPAK: Jam ende kryetar bashkie! Keni konsideruar çimkat dhe …
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka kundërshtuar provat e reja që pretendon SPAK, siç janë përgjimet.
Veliaj ka pretenduar se SPAK e ka përgjuar 1 muaj bisedat familjare që sipas tij kanë të bëjnë intervistat në media.
“Unë jam ende kryetar bashkie në detyrë i votuar nga çerek milion njerëz. Unë i qëndroj çdo postimi që kam bërë në rrjete sociale. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim per intervista në TV kryesore. Ju nuk keni konsideruar prova të reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK” mësohet të jetë shprehur Veliaj.