Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës “arrest me burg”
- 19 May, 2025
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimit të gjykatës së Apelit të Posaçëm.
Veliaj ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” në rekursin e dorëzuar nga avokatët, përmes postës.
Veliaj është nën hetim për korrupsion e pastrim parash dhe ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit të këtij viti.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ