“Vdiq me vuajtje e pa ndihmë”, historia e Denis Prekës, që ngriti në këmbë Amerikën
Më 18 mars 2019, Denis Preka, një 21-vjeçar shqiptar, i cili kishte emigruar drejt Detroitit në SHBA, humbi jetën në mënyrën më tragjike duke u helmuar nga miku i tij i ngushtë me një substancë të jashtëligjshme.
Pas një beteje ligjore gati 5-vjeçare nga familjarët e të ndjerit, drejtësia amerikane ka urdhëruar dënimin e autorit të krimit me 75 milionë dollarë. Vendimi ka marrë vëmendjen mediatike në SHBA.
Të dy po përgatiteshin për provimin e ditës së nesërme, bashkë me Pol Uidmerin (Paul Wiedmaier), i cili u ofroi të konsumonin medikamentin Adderall, që mund të përdoret nga të rinjtë për t’u përqendruar në kohë sezonesh akademike.
“Agonia e tij [Denisit] vazhdoi gjatë gjithë natës. Vuajtja e tij e bën ngjarjen edhe më të dhimbshme, për shkak të dozës fatale të ekstazisë që ai kishte marrë,” shtoi gazetari Përzhita.
Pas analizave të kufomës, ka rezultuar se substanca që ata kishin konsumuar ishte MDMA, një drogë e llojit ekstazi që të jep adrenalinë, por edhe të rrezikon jetën kur merret në doza të mëdha. Sipas z. Përzhita, konsumimi i drogave të rrezikshme nga të rinjtë mbetet një problem i përhapur në SHBA, ende i patrajtuar.