Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë njoftuar se sot në mëngjes ka vdekur një i burgosur me inicialet V.M. I njëjti ka qenë i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.
Vdekja është konstatuar nga ekipi i Qendrës Emergjente të qytetit dhe se i njëjti ishte duke u trajtuar sipas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore publike (IPFK).
“Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftim.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ