Vdekja tragjike e vëllezërve Jota/ Prek Cristiano Ronaldo: Kjo s’ka kuptim, ishim bashkë në kombëtare! Ti sapo u martove….

Cristiano Ronaldo ka prekur me mesazhin ngushëllues për vdekjen tragjike të dy vëllezëve futbollistë që humbën jetën në një aksident rrugor.

“Nuk ka kuptim. Vetëm para pak ditësh ishim bashkë në ekipin kombëtar, ti sapo ishe martuar. Familjes tënde, gruas dhe fëmijëve të tu, u dërgoj ngushëllimet e mia dhe ju uroj gjithë forcën e botës. E di që do të jesh gjithmonë me ta. Pusho në paqe, Diogo dhe André. Do të na mungosh të gjithëve”, shkruan Ronaldo.

Diogo Jota, sulmuesi 28-vjeçar portugez i Liverpoolit dhe vëllai i tij, Andre (26 vjeç, futbollist i Penafiel), humbën jeten këtë mëngjes në një aksident në provincën e Zamorës në Spanjë. Lamborghini ku ata udhëtonin doli nga rruga pasi një nga gomat i shpërtheu dhe më pas mjeti luksoz u përfshi nga flakët me vëllezërit brenda.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)