Vdekja e presidentit, qeveria iraniane thërret mbledhje urgjente

Qeveria e Iranit thirri një “takim urgjent” të hënën pas njoftimit se presidenti Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm i vendit ishin në mesin e atyre që vdiqën në një përplasje helikopteri, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA.

Karrigia ku zakonisht ulet Raisi ishte e zbrazët dhe ishte e mbështjellë me një brez të zi në kujtim të presidentit, sipas një fotoje të shpërndarë nga agjencitë shtetërore.

Koha dhe detajet e një kortezhi zie do të shpallen në të orët në vijim, njoftoi media shtetërore Agjencia e lajmeve FARS.