Vdekja e poetit Agim Doçit, presidenti Begaj: Njerëz të tillë mbeten përgjithmonë në memorien e popullit dhe kombit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistit Agim Doci, ndërsa dërgoi edhe një kurorë lulesh në homazhet e lamtumirës së fundit.

Në telegramin e ngushëllimit dërguar familjarëve të poetit, Begaj e vlerëson “Mjeshtrin e Madh” Agim Doci për frymëzimin e brezave me dashurinë për shqiptarinë përmes teksteve të këngëve patriotike.

“Njerëz të tillë mbeten përgjithmonë në memorien e popullit dhe kombit, dhe kujtohen me nderim, respekt e dashuri”, – shprehet ai.