Vdekja e parë nga gripi i shpendëve në SHBA/ OBSH: Jemi të shqetësuar por …

Pas viktimës së parë që u shënua ë SHBA nga gripi i shpendëve ka reaguar një zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ku tha se jemi të shqetësuar por rreziku për popullatën e përgjithshme nga gripi i shpendëve H5N1 mbetet i ulët.

Ne jemi të shqetësuar, sigurisht, por ne po shikojmë rrezikun për popullatën e përgjithshme dhe ai mbetet i ulët,” tha zëdhënësja e OBSH-së Margaret Harris në një konferencë shtypi në Gjenevë në përgjigje të pyetjeve në lidhje me rreziqet e virusit.