Vdekja e Papa Françeskut, reagon presidentja e PE, Metsola: Buzëqeshja e tij “ngjitëse” ka fituar zemrat e miliona njerëzve

Ndarja nga jeta e Papa Françeskut ka ngjallur reagimin e botës.

Mes personave të parë është reagimi i presidents së Parlamentit Europian, Roberta Metsola.

“Evropa mban zi për vdekjen e Shenjtërisë së Tij Papa Françeskut. Buzëqeshja e tij ngjitëse ka fituar zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën. Papa e Popullit’ do të mbahet mend për dashurinë e tij për jetën, shpresën e tij për paqen, dhembshurinë e tij për barazinë dhe drejtësinë sociale. U preftë në paqe”, shtoi Metsola.