Vdekja e 3 vjeçarit/ Institucionet kundërshtojnë njëra-tjetrën në përgjigjet që iu kanë kthyer familjarëve
Lidhur me hetimet e 3-vjeçarit, Brian Spahiu familjarët pohojnë se prokurorja Alma Felaj iu ka thën që se ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria të marrin ekspertë të huaj për ekspertizën mjeko-ligjore.
Familjarët e kundërshtojnë një gjë të tillë për shak se IML në ekspertizën e saj shkaku i vdekjes ka rezultuar narkoza që i është dhën 3-vjeçarit.
Në një kërkesë të famijarëve drejtuar Prokurorisë dhe Ministrisë së Drejtësisë për ndalimin e procedurave rezulton se këto dy institucione kundërshtojnë njëra-tjetrën në përgjigjet zyrtare që iu kanë kthyer familjarëve.
Sipas Prokurorisë letërporosia dërgohet nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa kjo e fundit shprehet se nuk ka asnjë kërkesë për ndihmë juridike nga prokuroria.