Vdekja e 12-vjeçarit në Maliq, familjarët akuza mjekëve: E shtruan për Covid, kishte nevojë për ….
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një 12 vjeçar kanë reaguar familjarët ku kanë akuzuar mjekët pasi sipas tyre e kanë shtruar në pavionin e Covid, ndërsa ai kishte nevojë të ndiqej në reaminacion.
“Ditën e djeshme e kemi çuar urgjent në Tiranë dhe na i shtruan në pavionin e Covid, djali jonë nuk ishte për aty ata duhet ta ndiqnin në reanimacion”.
Ndërkaq ata kanë thënë se djali ka qenë i shëndetshëm dhe nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor më parë .
“Djali ka qenë i shëndetshëm, nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor më parë, merrej me aktivitet sportive.
Djalin nuk e trajtuan siç duhej, në një moment ai shtrëngon gjoksin fort aty e marr në krah për ta çuar tek urgjenca e pediatrisë dhe rrugës djali më mbaroi në krahë.
Ajo çfarë na thanë mjekët është se pësoi arrest kardiak, a mundet që nga një virozë djali të humbasë jetën?!
Nuk vuante as nga diabeti as nga zemra por nga mjekimet e shumta diabeti ditën e fundit i shkoi 200.
Jemi të tronditur dhe gjërat nuk duam t’i çojmë më tej, na respektoni në dhimbjen tonë”, kanë deklaruar familjarët.