“Vazhdoni kështu”, Rama i përgjigjet ashpër Braverman nga Londra: Kontributet e komunitetit shqiptar do të jetojnë më gjatë se ju

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Britani për një vizitë zyrtare ku u takua me krerët më të lartë të vendit dhe homologun Sunak.

Gjatë bashkëbisedimit në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Rama u shpreh se kontributet e komunitetit shqiptar në Britani do të jetojnë më gjatë se Suella Braverman.

Kujtojmë se kjo e fundit ka qenë shumë kritike me emigrantët shqipar në Britani për të cilën Rama tha se ajo nuk ka kërkuar ndjesë për ato që ka thënë për emigrantët shqiptarë sepse nuk i vjen keq.

A mendoni se Suella Braverman nuk e dinte që po thoshte diçka të gabuar sepse politikanët thonë gjëra për të cilat pendohen më pas? Më ka ndodhur mua, i ndodh gjithkujt sidomos kur je i apasionuar pas asaj që bën, apo kur je i përfshirë në një debat, ndonjëherë fjalët shpëtojnë.

Më pas vjen e nesërmja, vjen java tjetër dhe gjen një mënyrë për të thënë ndjesë. Ajo kurrë nuk ka thënë ndjesë sepse asaj nuk i vjen keq.

Nuk mund të bësh asgjë. Nuk mund të bëni asgjë në këtë drejtim.  Sepse e vërteta e komunitetit shqiptar, talentet aty, kontributet  komunitetit shqiptar do të jetojnë më gjatë se Suella Braverman dhe shumë Suella që do të dalin rrugës. Vazhdoni kështu siç vazhdoni,-tha Rama.