Papa Françesku ka kaluar një “natë të qetë” teksa po i afrohet tre javëve në spital me pneumoni.
Sipas buletinit të Vatikanit, 88-vjeçari përdori një maskë oksigjeni gjatë natës për herë të tretë.
Papa u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt me vështirësi në frymëmarrje, por tani po lufton me pneumoninë. Ai humbi festimet zyrtare të së mërkurës në Romë, duke shënuar fillimin e Kreshmës, por mori pjesë në një ceremoni në suitën private të rezervuar për Papën në katin e 10-të të Gemelli.
Që nga shtrimi i tij në spital Vatikani nuk ka publikuar ndonjë foto se si duket ai, megjithëse ka publikuar disa tekste.
Tags:
papa françesku
Regjistrohu në buletinin tonë informativ