Varhelyi takon Ramën në Bruksel: Jemi gati të hapim negociatat për grupkapitullin e parë me Shqipërinë

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, në Bruksel. Përmes një postimi në rrjete sociale Varhelyi shkruan se pas suksesit të fazës së parë të rishikimeve ligjore, e njohur ndryshe edhe si “screening” BE është gati të hapë kapitujt e parë negociues me Tiranën.

“Folëm për hapat e ardhshëm të integrimit të Shqipërisë. Ndërsa përfunduam ushtrimin e shqyrtimit (screening) , ne jemi gati të hapim negociatat e anëtarësimit mbi Bazat – Grupi 1 – në kuadrin e një Konference Ndërqeveritare”, shkruan Varhelyi në median e tij sociale X.