Varhelyi kundër Greqisë: Po bllokon Shqipërinë të ecë para në BE! Po përpiqemi të ndihmojmë

Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi ndodhen në konferencë për median pas Samitit Rajonal mbi Planin e Rritjes dhe Konvergjencës.

A do ta lejojë BE Greqinë që të bëhet pengesë për integrimin?

“Nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira me fqinjin nëse e bllokon për të ecur përpara. Por gjithsesi ne po përpiqemi të ndihmojmë e  shpresoj që muajin tjetër të kemi konferencën ndërqeverirate në mënyrë që të hapim negociatat e vërteta, sepse ne dëshirojmë që të hapim negociatat me grup kapitullin e parë’ tha Varhelyi.

Plani i ri i rritjes “është platformë kyçe për të përshpejtuar integrimin në BE” tha Rama ana tjetër e të cilit do të thotë më shumë financim për projekte e buxhetet e vendeve të rajonit. “Jam shumë i kënaqur që arritëm në këtë pikë. Nuk ka qenë e lehtë por është shpërblyese”  tregoi kryeministri duke vënë theksin tek fakti që çështjet dy palëshe mes vendeve të rajonut nuk duhet të jenë pengesë për integrimin në tregun e përbashët

“Çështjet dypalëshe duhet të diskutohen dhe zgjidhen mbi baza dy palëshe por nuk janë një arsye e nuk duhen të pranohen si arsye për të mos realizuar gjithcka që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të njerëzve mallrave dhe kapitaleve” tha Rama.

Nga ana e tij Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi nënvizoi se plani i ri i rritjes do të dyfishojë ekonomitë e vendeve të rajonit ndërsa vuri theksin tek implementimi i legjislacionit të SEPA nga të gjitha vendet e rajonit.

Nëse doni të trajtoheni si shtet anëtar i BE-së duhet të trajtoni dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor si anëtar të BE-së. Është gjë e mirë që Shqipëria do të vërë në zbatim SEPA por funksionon nëse vendet e rajonit bëjnë të njëjtën gjë, tha Varhelyi.