Varavingot e emigrantëve në “Big Brother Vip Gjadri”

Puntata e dytë e emisionit më të ndjekur në Shqipëri dhe Itali nuk solli aspak surpriza. Tetë hyrjet e reja në ‘Shtëpinë më të madhe të Gjadrit” ikën akoma pa shkelur pragun. Tjetër anije e kthyer andej nga erdhi, në Detin Adriatik, linja më e njohur e emigrantëve nga Egjipti dhe Bangladeshi.

Për pesë prej tyre, komisionet kompetente territoriale tashmë ua kishin mohuar përkohësisht të drejtën për azil në “Big Brother Vip Gjadri” sipas procedurave të përshpejtuara kufitare, kështu që për ta seancat për ndalimin ishin në thelb të padobishme.

Ndërkohë që ende po vlerësohen historitë e dy emigrantëve të tjerë. Autorët e emisionit “BBV Gjadri” tashmë duhet të gjejnë banorët e ri për shtëpinë 550 milionëshe …