Vangjush Dakos po i komunikohen akuzat, ja çfarë pritet të ndodhë nesër


Pranë Vangjush Dakos në ambientet e Drejtorisë e Policisë Tiranë është edhe avokati i tij Petrit Ismaili, i cili pak më vonë mund të japë edhe një deklaratë për mediat.

Mësohet se  Dakos po i komunikohen akuzat, ndërkohë që ditën e nesërme prokuroria ka detyrimin të paraqitet në ambientet e Drejtorisë së Policisë dhe t’i japë mundësinë zotit Dako të japë shpjegime të detajuara mbi akuzën.

Ditën e nesërme prokuroria ka detyrimin të vijë në ambientet e Drejtorisë së Policisë t’i mundësojë të japë shpjegime të detajuara mbi akuzën.

Mbetet për tu parë nëse zoti Dako do preferojë të kalojë në ambientet e burgut duke pretenduar se kanë shqetësime shëndetësore, një rrugë kjo e ndjekur nga të gjithë zyrtarët e ish zyrtarët e tjerë të arrestuar.