Vangjel Tavo zyrtarisht “djali” i Himarës: Do punoj për një vend pa ngjyra politike, himarjotët janë një

Pas 5 orësh numërime, Bashkia e Himarës zgjodhi “djalin e saj”.  Kandidati socialist Vangjel Tavo kishte një fitore të thellë përballë kundërshtarit të tij politik, nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Petro Gjikuria.

Me një raport 58.62% me 4.38%, ose përkthyer në votë, 5.022 vota shkuan për Vangjel Tavon dhe 3.545 vota shkuan për Petro Gjikurinë.

Kampi socialist e priti me duartrokitje e brohorima fitoren e kandidatit të tyre, ndërsa Tavo u zotua se do të nisë menjëherë me mbajtjen e premtimeve të bëra për Himarën