Valbona e shpëtoi Jozin dhe tha se është shok me vëllezërit e saj, banori e mohon! Sara Gjordeni: Jozi po, thotë të vërtetën/ Arbër Zeka: Ajo nuk e ka të gjatë…

Opinionistët e Replika.al gjatë live-s në Instagram kanë komentuar veprimin e Valbonës, ku riktheu Jozin në shtëpi duke thyer kutinë e emergjencës. Kur u pyet pse e bëri, ajo u shpreh se Jozi është shok me vëllezërit e saj. Jozi nga ana tjetër e ka mohuar duke u shprehur se nuk është e vërtetë.

Kjo gjë ka ngritur dyshime tek opinionistët, ku shprehen se ndoshta ata kanë diçka nga jashtë. Përsa i përket opinionit të Sara Gjordenit, ajo shprehet se i beson deklaratës së Jozit.

Sipas saj Valbona e bëri këtë deklaratë para kamerave dhe ai po ashtu e mohoi para kamerave, gjë që e bën më të besueshëm.

“Unë mendoj që duhet të kesh shumë guxim që ta mohosh këtë gjë, kështu që Jozi është me të vërtetën”, u shpreh Sara.

Nga ana tjetër Arbër Zeka shprehet se Valbona e di që nuk e ka të gjatë në atë shtëpi dhe çdo gjë që bëri, e bëri për tu mbajtur mend.