Vala e dorëheqjeve vjen edhe në Tiranë/ Rama “shkarkon” Ristanin dhe kupolën drejtuese të bashkisë
Ashtu si në të gjitha bashkitë e vendit, edhe Bashkia e Tiranës pritet të kalojë një proces ristrukturimi në nivele drejtuese.
Bëhet me dije se gjatë një takimi me deputetë të Tiranës dhe përfaqësues të pushtetit vendor, kryeministri Edi Rama ka propozuar që numri i nënkryetarëve të Bashkisë Tiranë të rritet nga katër në pesë.
Nga ana tjetër Rama i ka kërkuar dorëheqjen gjithë nënkryetarëve të bashkisë së Tiranës, përfshirë dhe Anuela Ristanin që është e ngarkuara me punë si kryetare.
Nënkryetarëve aktualë u është kërkuar që, nëse duan të vijojnë, të paraqesin interesin dhe një vizion të qartë për sektorët përkatës që mbulojnë.
Kryetarja në detyrë, Anuela Ristani, ka marrë si detyrë kryesore dixhitalizimin e Bashkisë së Tiranës, një proces që synon modernizimin dhe rritjen e transparencës së administratës vendore.