Vajza “molla e sherrit” ishte në makinë me viktimën/ Detaje të reja nga vrasja e 18-vjeçarit në Shkozë! Agresorët …

18-vjeçari Aureljo Dervishi u godit për vdekje me thikë një natë më parë në Shkozë, pas sherrit mes të rinjve.

Mësohet se “molla e sherrit” ka qenë një vajzë, e cila dikur ishte lidhur me shokun e viktimës dhe më pas kishte nisur një marrëdhënie me një djalë tjetër.

Dervishi në momentin e përplasjes ka qenë me personin që ka konflikt dhe një shokun e tij. Mësohet se ata janë ndeshur në rrugë me agresorët dhe ka nisur konflikti fizik.

Duke qenë se viktima ishte i fuqishëm fizikisht nuk e kanë mundur me grushte, e kanë goditur me thikë në zemër.

Mësohet se të arrestuarit të dyshuar si autorët e ngjarjes janë nga Farka.

Dyshohet se ishte 15-vjeçari, njëri nga 4 të shoqëruarit që qëlloi me thikë viktimën. Sipas informacioneve, vajza, e dyshuar si ”molla e sherrit” ishte në makinë me 18-vjeçarin, i cili mbeti viktimë.

Njëri prej të arrestuarve, është identifikuar si Fensis Shehu, 20 vjeç.