Ushtronin prostitucion në Vlorë! Arrestohen 4 shtetase të huaja, nga Kolumbia, Moldavia dhe…

Katër shtetase të huaja kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohen për prostitucion.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetaset: A. A., 24 vjeç, banuese në Moldavi, F. S., 34 vjeç, banuese në Kazakistan, M. G., 38 vjeç, banuese në Venezuelë, C. J., 33 vjeç, banuese në Medellin, Kolumbi.

Këto shtetase dyshohen se, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kanë ushtruar prostitucion në Vlorë dhe kanë përfituar vlera të ndryshme monetare.