Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe kundërshtoi efektivin, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Blutë e kryeqytetit kanë vënë në pranga J. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu sipas komunikatës nga Policia e Tiranës, 38-vjeçari ka kundërshtuar me forcë një punonjës policie pasi ky i fundit ishte duke kryer detyrën.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin J. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka kundërshtuar me forcë një punonjës policie, gjatë kryerjes së detyrës.