Ushtria izraelite vret shefin e shtabit iranian
Avionët e Forcave Ajrore Izraelite goditën një qendër komande me personel në zemër të Teheranit, duke vrarë, “shefin e shtabit të luftës” të Iranit, i cili ishte komandanti më i lartë ushtarak operacional në vend dhe këshilltari më i afërt i Udhëheqësit Suprem Ajatollah Ali Khamenei. Shadmani kishte shërbyer si shef i shtabit të luftës dhe komandant i qendrës së komandës së emergjencës së forcave të armatosura të Iranit, duke mbikëqyrur si Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike ashtu edhe ushtrinë e rregullt iraniane.
Ai u emërua për të komanduar forcat e armatosura të Iranit në fillim të fushatës aktuale ushtarake, duke zëvendësuar paraardhësin e tij Alam Ali Rashid, i cili u eliminua në sulmin hapës të Operacionit Rising Lion.