Ka plasur debati edhe mes kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha.
Bardhi tha se Policia është futur në sallën e Kuvendit në shkelje të ligjit. Për këto akuza, replikoi Hoxha duke e cilësuar Bardhin një gënjeshtar e përsëritës.
“Më dëgjo mua, i nderuar deputet në pikëpamjen e analizës psiko-kriminale që unë kam për shkak të detyrës, ti hyn te njerëzit recitivistë, përsëritës e gënjeshtar. E dyta, që ti gënjen dhe akuzon e pastaj u beson atyre që akuzon, kjo është shumë e vërtetë. Policia nuk ka thyer ligjin, ka ushtruar detyrën. Turma e drejtuar nga ty po drejtohej te institucionet, Policia mbrojti Kuvendin”, tha Hoxha.