Ursula von der Leyen “provokon” Ilir Metën, publikon foto nga hekuri ku ngjitej ish-presidenti
Arrestimi i kreut të PL, Ilir Meta është përshëndetur nga shumë institucione të larta Europiane dhe jo vetëm.
Një prej tyre është edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila prej ditës së djeshme ndodhet në Tiranë në një vizitë zyrtare.
Por ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është postimi i saj në rrjetet sociale.
Para se të vinte në Shqipëri, Ursula von der Leyen postoi një foto nga ku shihej Tirana, ndërkohë në fokus është hekuri ku disa muaj më parë ish-presidenti Ilir Meta bënte stërvitje.
Imazh që ka ngritur shumë dyshime, me numrin 1 të Komisionit Europian që mund ta ketë përdorur këtë fakt edhe për të thumbuar ish-presidentin e Republikës.
POSTIMI I VON DER LEYEN: