VIDEO/ Ursula von der Leyen nis turin e Ballkanit nga Tirana, Edi Rama e pret në kryeministri

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Tiranë, teksa ka nisur turin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Von der Leyen u prit në ambientet e Kryeministrisë, nga kreu i qeverisë Edi Rama. 

Në orën 16:10 është parashikuar një deklaratë e përbashkët e Von der Layen dhe Ramës. 

Po ashtu, me vizitën e Von der Leyen pritet të zhvillohet edhe ceremonia e hapjes se Kolegjit të Europës në 17:00. Agjenda e Von der Leyen vijon të enjten me një takim me presidentin Bajram Begaj në orën 10:00.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)