Ursula von der Leyen në Tiranë: “Keni bërë një punë të shkëlqyer”

Ardhja e Presidentes së Komisionit Europian në Tiranë ka marrë një vëmendje të shtuar. Në konferencën për shtyp, Rama e cilësoi vizitën e Ursula von der Leyen në Tiranë si të veçantë, vetëm pak ditë pasi BE-ja çeli negociatat për kapitujt e parë me Shqipërinë.

Rama i uroi mirëseardhjen, duke thënë se Shqipëria është “vendi më pro-BE në Europë.”

“Jemi shumë të vendosur që ta përballojmë me sukses. Janë një sërë detyrash, mijëra detyra! Detyra që duhet të përkthehen në ligje, akte nënligjore dhe të provohen përmes zbatimit,” tha Rama në konferencën e përbashkët për mediat me presidenten e Komisionit Europian.

Ndërkohë, Presidentja e Komisionit Europian vlerësoi përpjekjet e Shqipërisë.

“Të jeni të sigurtë që zgjerimi do të vijojë të jetë përparësi edhe gjatë mandatit tim të ardhshëm. Ne kemi të gjithë mekanizmat në dispozicion, megjithatë duhet bërë një punë e mirë. Ju dhe ekipi juaj keni bërë një punë të shkëlqyer për axhendën e reformave,” tha ajo.