“Uroj mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër”, Rama për partitë e vogla: Bënë betejat e tyre jo të lehta por ….
Edi Rama teksa po mbante fjalimin e tij të parë pas fitimit të një mandati të katërt dha një mesazh edhe për partitë e reja, ku deri tani mandat kanë marrë partia e Agron Shehajt, partia e Arlind Qorit dhe ajo e Adriatik Lapajt.
Rama i përgëzoi dhe uroi që të mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër por të gjejnë mënyra për t’u rritur si alternativa
“I përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitare që bënë betejat e tyre jo të lehta dhe i mbijetuan presionit të ajrit mes forcave politike kryesore, uroj mos ecin në gjurmët e opozitës së vjetër por të gjejnë mënyra për t’u rritur si alternativa”, tha Rama.