“Urime mik i dashur”, Macron uron në shqip Ramën: Franca do të jetë gjithmonë krah Shqipërisë në rrugën drejt BE

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren. Me një mesazh në gjuhën shqipe, lideri francez i drejtohet Ramës si mik i dashur, ndërsa shton se vendi i tij do të jetë gjithmonë krah Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.

Ai thotë gjithashtu se mezi pret që të takohen në premten në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet në Tiranë

“Urime @ediramaal, mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë!”, shkruan Macron.