Urdhri për fikjen e kompjuterave, reagon Policia e Shtetit: S’ka sulm kibernetik, puna vijon normalisht


Policia e Shtetit ka mohuar raportimet për sulm kibernetik në sistemet e saj.

“Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në mënyrë të vazhdueshme, në bazë të një pune profesionale parandaluese, merr masa për forcimin e garantimin e sigurisë dhe mirëfunksionimin e sistemeve në përdorim. “Sistemet në përdorim nga Policia e Shtetit vazhdojnë funksionimin e tyre normalisht”, thuhet në reagimin e Policisë.

Më herët u raportua se në të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit u dha urdhri për fikjen e të gjitha pajisjeve kompjuterike pasi dyshohet për sulm kibernetik.