Uragani Beryl i merr jetën 11 personave/ Shkatërrimi është i konsiderueshëm

Uragani Beryl mbërriti dje në Gjirin e Meksikës dhe po shkon drejt Teksasit, pasi goditi në formën e një cikloni, gadishullin Jukatan të Meksikës, ku shkaktoi dëme materiale, sipas autoriteteve.

Beryl ka shkaktuar të paktën 11 viktima në Karaibe dhe Venezuelë. Beryl arriti në tokë si një ciklon i kategorisë 2 në orën 05:05 me kohën lokale në verilindje të Tulum, një destinacion popullor turistik.

Në Meksikë , erërat frynë deri në 175 kilometra në orë, duke shkaktuar rrëzimin e pemëve dhe shtyllave të energjisë dhe dëmtimin e çative, sipas një raporti paraprak nga shërbimi i mbrojtjes civile. Pothuajse 2,200 njerëz u vendosën në 58 strehimore të përkohshme.

Check Also

Deputetja diagnostikohet me kancer në gji, i nënshtrohet operacionit! Ja si është gjendja e saj

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Mimoza Kusari Lila, ka njoftuar se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *