UPSSS! Wanda Nara zbulon gabimisht mesazhin flirtues me Mauro Icardin (FOTO)

Historia e Wanda Nara dhe Mauro Icardit vijon të shkruaj faqe të reja historie. Që prej ndarjes me sulmuesin, menaxherja e Icardit ka nisur romancën me reperin L-Gante.

Gjithsesi, pavarësisht këtij fakti, Mauro Icardi nuk heq dorë dhe është gati për tu ribashkuar me Narën. Duke shkëmbyer një mesazh me Icardin, me të cilin foli për dëmtimin e rëndë që ka pësuar së fundmi, lexohen këto fjalë të shkruara nga Maurito:

“Po jua them sërish, e dua të gjithë këtë bashkë me gruan e jetës sime, bashkë me gruan që dua më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë. Ti je dobësia ime, ti je princesha ime e bukur që e dua dhe siç i kam premtuar gjyshes tënde në ditën e dasmës, do të kujdesem për ty përgjithmonë”.

Mesazh që nuk ka marrë përgjigjen e Wanda Narës që edhe pse e ndarë me Icardin, janë ende në bashkëpunim si menaxher-futbollist.