Universiteti i Mjekësisë, Qeveria nxjerr metodologjinë e përcaktimit kostos së studimeve
Qeveria përcakton metodologjinë e përcaktimit të kostos së studimeve për studentët e Mjekësisë së Përgjithme në institucionet e arsimit të lartë publik. Në bazë të kësaj metodologjie, Institucioni i arsimit të lartë publik, përllogarit, çdo vit, në mënyrë të detajuar, koston e plotë për këtë program studimi.
Kostoja e përllogaritur dhe e miratuar nga organet kolegjiale të IAL-së bëhet publike për studentët përpara fillimit të vitit akademik.
Kjo kosto do të paguhet nga të gjithë studentët të cilët do të refuzojnë të firmosin marrëveshjen me ministrinë e Arsimit dhe të Shëndetësisë sipas të cilës pas përfundimit të studimeve ata duhet të punojnë deri në 5 vjet punë në spitalet e Shqipërisë që të marrin diplomën.