“Unë u përdhunova 5 vjeçe nga xhaxhai”, vërshojnë mesazhet e ndjekësve, pas reagimit të Ermal Metës mbi ngjarjen në Palermo. Dëshmitë tronditëse

“Unë u përdhunova kur isha 15 vjeç”. Kështu nis një nga dëshmitë e viktimave të dhunës seksuale që i shkruajnë këngëtarit Ermal Meta, pasi artisti ka mbajtur qëndrim në rrjetet sociale kundër përdhunuesve të Palermos. Ka qenë vetë kantautori që ka ndarë mesazhet që po merr në Instagram Stories. Mes komenteve është edhe ai i Elena Sofia Ricci, e cila rrëfen një episod që i ka ndodhur kur ishte fëmijë.

Postimi i polemikave
Ermal Meta ka nisur të marrë dëshmitë e viktimave të përdhunimit pasi shkroi në rrjetet sociale në orët e fundit: “Atje në burg, nëse shkoni ndonjëherë atje, uroj që secili prej jush ‘qenve’ të përfundoni nën 100 ujqër që të kuptoni se çfarë është përdhunimi”. Një frazë që ka ngjallur shumë polemika.

Por më pas mbërritën mesazhet e para nga viktimat.