“Unë me të vërtetë i mora paratë, por m’i dhe ti” – Berisha: Ja SMS-të që McGonigal i dërgon Ramës nga qelia
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas paraqitjes në SPAK për zbatimin e masës së “detyrimit për paraqitje”, ka bërë një deklaratë në lidhje me aferën McGonigal.
Ai pretendon se ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, i ka dërguar mesazhe kryeministrit Edi Rama nga qelia, ku i shkruan: “Unë me të vërtetë i mora paratë, por m’i dhe ti”.
Sali Berisha: Dumanit të Ramës i lashë një shënim, mbyllja e aferës McGonigal nga Altin Dumani përbën një krim ndërkombëtar. E garantoj Edi Ramën se asgjë në botë nuk do ta shpëtojë nga kjo aferë e tmerrshme me të cilën ai korruptoi njeriun kryesorë që sipas gjykatës amerikane kishte për detyrë të mbronte qytetarët amerikanë nga korrupsioni, por u korruptua vetë duke marrë paratë e Edi Ramës.
Tani ai çdo ditë në qeli i çon SMS Ramës, “Unë me të vërtetë i mora paratë, por ato mi dhe ti, paratë që më kompromentove mi dhe ti”. Kështu që pritet vota e shqiptarëve më 11 Maj që Edi Rama të shkojë tek Mc Gonigal ndoshta që javën e parë.