“Unë kam atë që s’ke ti”/ Debati i ashpër mes Gertës dhe Rozanës në shtëpi: Ti nuk e di sa herë kam qenë dyerve të spitalit
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Gertës dhe Rozanës në shtëpi, duke prekur një temë shumë delikate për të dyja. Tensionet filluan kur Gerta tha: “Jam nënë e dy fëmijëve dhe kam atë që nuk e ke ti.” Kjo fjali e preku thellë Rozanën, e cila reagoi emocionalisht dhe debati mes tyre vazhdoi edhe në spektaklin e sotëm.
- Rozana sqaroi se nuk e kishte fyer kurrë Gertën dhe e respektonte për rolin e saj si nënë.
“Nuk e kam fyer asnjëherë Gertën, as nuk e kam quajtur rrugaçe. E njoh prej vitesh sepse është motra e mikeshës sime të mirë. I uroj fëmijëve të saj jetë të gjatë, por kjo është një lojë dhe mundohem të mos fyej askënd.”
Megjithatë, Gerta mbeti e vendosur në pozicionin e saj dhe tha:
“Nuk të lejoj të manipulosh! Ti vetë ke pranuar që ishte zgjedhja jote të mos kesh fëmijë.”
Ky koment ndezi më tej debatin, duke bërë që Rozana të shprehte dhimbjen e saj:
“Ka shumë vajza si unë që e kanë këtë dhimbje. Ti nuk e di sa herë kam qenë dyerve të spitalit për të pasur një fëmijë. Por dua ta them qartë: do apo nuk do Gerta, unë do të bëhem nënë, qoftë nga barku im apo në një mënyrë tjetër.”
Gerta u përgjigj duke theksuar se nuk dëshironte të dëgjonte më historinë e Rozanës:
“Kartën e fëmijës e hape vetë ti! Nuk dua ta dëgjoj historinë tënde, shko te dhoma e rrëfimit, por mos manipulo me këtë gjë.”
Përplasja e tyre ka ngjallur emocione dhe diskutime të shumta, duke bërë që çështja të jetë një nga momentet më të komentuara të spektaklit.