“Unë do martohem këtu në BBV”/ Deklarata e Gjestit befason Eglin: Kur të pashë ty ndjenjat…

Bisedat për shenjën e horoskopit kanë ndihmuar në afrimin e Egli Takon dhe Gjestit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Gjatë një bisedë, Egli pyeti Gjestin për shenjën e horoskopit dhe ai i tha se është shenjë Demi.

Egli, që është shenjë Virgjëreshe, u befasua, duke thënë se ky kombinim është shumë i mirë për një marrëdhënie: “Nëse Demi shkon me një shenjë është Virgjëresha dhe nëse Virgjëresha shkon me një shenjë është Demi.”

Pas kësaj, Gjesti bëri një deklaratë të papritur, duke thënë se kishte një ndjenjë se mund të martohej brenda shtëpisë së Big Brother VIP: “E kam një fare ndjenje se kam me u martu dikë në Big.”

Egli, gjithashtu, shprehu një ndjenjë të ngjashme, duke thënë se e dinte se kush mund të ishte personi që do të martohej me Gjestin, duke i lexuar lëvizjet: “Edhe unë e kam një farë ndjenje se ti ke me u martu me dikë këtu dhe e di se kush është.”

Kur Gjesti kërkoi që Egli të thoshte shkronjën e parë të emrit të personit që mendon, ajo tha “L”. Por Gjesti e hodhi poshtë këtë, duke thënë: “Kurrë në jetë.”

Ndërkohë, Egli e sfidoi: “Nuk më gënjen intuita,” dhe shtoi se kishte dëgjuar se Gjesti ishte i martuar diku. Gjesti iu përgjigj me humor: “Jo, vetëm për hajgare?”

Në fund, Gjesti konfirmoi se ndjenjat e tij kishin ndryshuar, duke i thënë Eglit: “Si të pashë ty komplet ndjenjat m’u hoqën.” Egli e pyeti nëse ishte i interesuar për të, por Gjesti e hodhi poshtë këtë duke i thënë: “Jo, s’e kam, këtë shkronjën ‘L’ hiqe prej mendje.”