Ulsi Manja dhe Klevis Qose takim me ambasadorin britanik: Bashkëpunim për reformën e burgjeve
Ambasadori britanik, Alastair King-Smith takoi ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja, dhe Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qose. Ai e uroi Z.Qose për emërimin e tij.
Ata diskutuan mbi përparimin e vazhdueshëm të ekspertizës britanike për modernizimin e burgjeve në Shqipëri dhe përmirësimin e sigurisë, përfshirë edhe në burgun e ri të grave në Pogradec, si edhe asistencën teknike për sistemin e burgjeve shqiptare.
Takimi rikonfirmoi programin efektiv të angazhimit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit për reformën e burgjeve dhe atë të gjykatave.