Ulja e çmimit të energjisë elektrike/ Rama: Do e bëjmë Shqipërinë vend me sovranitet energjitik
Një vendim në lidhje me uljen e energjisë elektrike është miratuar sot nga Bordi i Entit Rregullator të Energjisë. Kështu gjithë familjarët që konsumojnë deri në 700 lekë/orë do të paguajnë 1 lek më pak deri më 31 dhjetor 2025 duke u nisur nga data 1 shkurt 2025.
Në lidhje me këtë vendim kryeministri Edi Rama së bashku me zv/kryeministren dhe njëherësh ministren e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku mbajtën një konferencë të përbashkët ku kanë dhënë më shumë detaje.
Rama u shpreh se u deshën vite, por ia dolëm, ata që shpenzojnë deri në fashën 700 KË do të kenë një ulje të energjisë elektrike transformimi do të vazhdojë, do e bëjmë Shqipërinë vend me sovranitet energjitik
“Shqipëria 10% të prodhimit të saj e ka nga dielli. Kur hymë në këtë faze e kishte 0. Sot flasim për mbi 300 megavat. Më e rëndësishëm se kjo, sot në kanalin e investimeve që janë të pritshme, kemi 1300 megavat energji diellore, 1.3 giga. Në total do të arrijmë objektivin e 30% të prodhimit të energjisë totale nga burime të tjera veç ujit.
Pse është e rëndësishme kjo?
Me teorinë që ne kemi energji për veten dhe për të tjerët. Në vitet e mira hidrike në mbulojmë 75 % të nevojave. Ndaj ne nuk jemi sovran akoma. Por jemi 3 vite larg sovranitetit energjetik. 30% të volumit të përgjithshëm që na duhet, plus riciklimit, do të na bëjmë që të jemi sovran. Në vitet jo të mira hidrike ne e kemi 65% kapacitetin e prodhimit. Jemi të varur nga importi, krizat dhe bursa.
U deshën vite, por ne ia dolëm dhe t’ju themi në sy ‘ata që shpenzojnë deri në fashën 700 KË do të kenë një ulje të energjisë elektrike’. Në vitin 2019. Konsumi më i lartë i vitit ishte 21 milionë kilovat. Por natën e vitit të ri 2019 ka qenë konsumi më i lartë. Sot 22 milionë kilovat/ orë është normaliteti. Pikun nuk e kemi më për vitin e ri, por e kemi edhe gjatë verës dhe periudhës dhjetor-janar. Shqipëria është një vend tjetër, sepse rritja e konsumit të energjisë tregon rritje të ekonomisë rritje të kapaciteteve në të gjitha shtresat për konsum të energjisë. Edhe ky është një fakt që na ndihmon të marrim këtë hap, të uljes, pasi kemi më shumë konsum dhe të ardhura.
Çmimet e energjisë elektrike i kanë pasur me të larta se sa çmimi që është sot. I rrokanisin kokën shqiptarëve në bashkëpunim me kanale, portale të llumit.”, u shpreh Rama.
View this post on Instagram