Moti ditën e nesërme pritet të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore relativisht të thata.
Sipas parashikimit nga SHMU moti pritet të jetë i kthjellët, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në male. Era do të fryjë nga kuadrati i Perëndimit me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina fiton shpejtësi deri 12m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 20-34 °C,
në zonat e ulëta 19-37 °C dhe në bregdet 25-37 °C.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ