Ukrainase dhe italiane në podiumin e garës 10 km të Maratonës së Tiranës
Surpriza ka dhuruar gara e 10 kilometrave në Maratonën e Tiranës.
Te meshkujt, David Nikolla nga Shqipëria u shpall fitues, duke lënë pas konkurrentët e tjerë me një performancë të shkëlqyer.
Pas tij, në vendin e dytë Albion Ymeri nga Kosova dhe Bogdan Somenoyyeh nga Ukraina zuri vendin e tretë.
Në kategorinë e femrave, fituesja e garës ishte Gresa Bakraqi nga Kosova, e cila u shfaq në formë të shkëlqyer dhe e meritoi vendin e parë.
Redia Dauti nga Shqipëria u klasifikua në vendin e dytë, ndërsa Luisa Gaia Dal Molin nga Italia përfundoi garën në vendin e tretë.