UEFA mban në ankth Juventusin, ja çfarë pritet të zgjedhin torinezët

UEFA ka lënë në pritje Juventusin.

Organi qeverisës i futbollit Europian nuk ka vendosur ende nëse do e fal apo ndëshkoj klubin torinez në lidhje me shkeljet e supozuara buxhetore. Dhoma e Kontrollit të Fair Play Financiar të UEFA-s duhet të vendosë shpejt për këtë çështje.

Por kohët janë të shkurtra dhe për klubin e Juventusit ekziston rreziku që një skualifikim i mundshëm nga Kupat e Europës të mund të shtyhet për sezonin e ardhshëm, të cilat mund të kishin pasoja më të mëdha ekonomike në rast të kualifikimit në Champions League.

Një hipotezë që ata i frikësohen dhe do të donin ta shmangnin, duke preferuar që gjithçka të zgjidhej brenda kufijve të sezonit 2023/2024 me përjashtimin e mundshëm nga Liga e Konferencës që është më pak fitimprurëse.

Juventus synon që të marrë përgjigje brenda javës së ardhshme, përndryshe situata mund të bëhet shumë e ndërlikuar. Torinezët duhet të dijnë dhe të planifikojnë për të ardhmen, me vendimin e UEFA-s që mund të ndikojë shumë në zgjedhjet e klubit.

Juventus do të ishte tepër e kënaqur për të hequr dorë nga Conference League, pasi në sezonin e ardhshëm kanë mundësi të shumta për tu kualifikuar në Champions League, i pari me një format të zgjeruar dhe të ardhurat më të larta komerciale. Një dëm shumë i rëndë, i cili do të godiste arkat e Juventusit dhe ndoshta edhe ambiciet e klubit për disa vite kundrejt klubeve të tjera të mëdha që do të marrin pjesë në turne.