UEFA krijon bord të ri këshillimi, legjenda dhe trajnerë futbolli do përmirësojnë lojën magjike

Kongresi i zakonshëm i UEFA-s në Lisbonë pritet t’i shërbejë akoma dhe më fushë futbollit Europian. Një bord këshillimi është ngritur në zyrat e organit qeverisës kontinental.

Trajnerë të shquar dhe ish-lojtarë u kërkohet të mblidhen dhe të trajtojnë çështje në lidhje me rregullat e lojës, arbitrimin dhe kalendarin e futbollit. Bordi i futbollit të UEFA-s u miratua nga organi drejtues i futbollit europian, me ish-yllin e kombëtares kroate dhe Milanit, Zvonimir Boban, i cili do të veprojë si kryetar.

Deri më tani janë konfirmuar emra të rëndësishëm si trajnerët, Carlo Ancelotti, Fabio Capello, Roberto Martinez dhe Jurgen Klinsmann, si dhe zyrtarët, Paolo Maldini e Javier Zanetti.

Në këtë bord pritet të bashkohen edhe Gareth Southgate, Jose Mourinho e Zinedine Zidane. Paneli prej 20 anëtarësh do të shqyrtojë çëshjet rreth sistemit VAR, kompeticionet e UEFA-s, taktikat dhe zhvillimin e futbollit tek të rinjtë. Bordi i ri do të mblidhet për herë të parë më 24 prill.

Check Also

Celibashi: Kohë e pamjaftueshme për votën e emigrantëve/ PD, kundër votimit elektronik

KQZ ka njoftuar partitë politike se koha që ka në dispozicion për të dërguar fletën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *