UEFA bujare në Champions League, ja sa do përfitojnë klubet e kualifikuara
Sezon i ri, me bonuse që nuk ndryshojnë nga edicioni i shkuar.
UEFA do të shpërndajë mbi 2.4 miliardë euro për 36 klubet që do të marrin pjesë në sezonin e dytë të Ligës së Kampionëve me formatin e ri. Secili prej klubeve që tashmë janë kualifikuar ose do të garantojnë grupin do të marrin 18.62 milionë euro , të ndara në dy këste.
Kjo shifër është e njëjtë për të gjithë pjesëmarrësit dhe është baza mbi të cilën llogariten të ardhurat e secilit klub. Në total, akordohet çmimi prej 670 milionë euro, duke përbërë thuajse ¼ e bonusit që premtohet nga UEFA.
Organizmi i futbollit Europian akordon bonuse edhe në bazë të përformancës në fushë, 2.1 milionë euro për çdo fitore dhe 700 mijë euro për barazimin në fazën e grupeve. Përveç kësaj, parashikohet bonusi tashmë i lidhur me renditjen e fazës së parë: Çdo klub do të marrë një shumë bazuar në renditjen e tij përfundimtare në grup. Shuma totale e disponueshme për bonusin do të ndahet në 666 pjesë të barabarta. Vlera fillestare e secilës aksion do të jetë 275 mijë euro .
Ekipi me renditjen më të dobët pra vendi i fundit do të marrë një pjesë 275 mijë euro. Pozicioni i parë deri në të tetin do të marr edhe 2 milionë euro të tjera shtesë, ndërsa ato nga i nënti deri te i 16-i vetëm 1 milion euro. Shpërblimi rritet në varësi të ecurisë në kompeticion, teksa dy klubet që do diskutojnë finalen e Superkupës së UEFA-s do të marrin secili nga 4 milionë euro, ndërsa fitues 1 milion euro shtesë.